Osmani: Kosova e Shqipëria duhet të punojnë si dy motra, është detyrim kombëtar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova e Shqipëria duhet që të punojnë bashkë si dy motra, raporton Ekonomia Online.

Ajo në një konferencë për medie pas adresimit në Parlamentin Evropian, kur u pyet nga gazetarët për anulimin e mbledhjes së dy qeverive, u shpreh e bindur për bashkëpunimin e të dy shteteve.

“Kjo është çështje mes dy Qeverive. Jam e bindur se Kosova dhe Shqipëria do të ulen bashkë, si dy motra; është detyrim kombëtar që vendet të punojnë se bashku, sidomos kur ka kriza”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi