Osmani i kërkoi anëtarësim në Këshillin e Europës, premtoi konstruktivitet në dialog me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë me Presidentin Federal të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, shkruan Gazeta Metro.

Në bisedën e tyre, ata diskutuan për zhvillimet e fundit në rajon, dialogun me Serbinë, marrëdhëniet me Gjermaninë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Poashtu, sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, ata u pajtuan për momentumin e veçantë që ekziston në këtë proces pas propozimit evropian, të mbështetur edhe nga SHBA-të.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë përmbajtësore me Presidentin Federal të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier si pjesë e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm me homologë të shteteve aleate.

Presidenti Steinmeier ka vlerësuar procesin e reformave në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe ka shprehur përkrahje për rrugën euro-atlantike të vendit tonë.

Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, bashkëbiseduesit u pajtuan për momentumin e veçantë që ekziston në këtë proces pas propozimit evropian, të mbështetur edhe nga SHBA-të, ndërkaq Presidentja Osmani potencoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për një proces që kontribuon për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. /gazetametro.net

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi