Osmani: Grupet kriminale në veri të Kosovës duhet të ballafaqohen me drejtësinë

Osmani: Grupet kriminale në veri të Kosovës duhet të ballafaqohen me drejtësinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe hapat që po ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin dhe profesionalizmin e demonstruar nga ushtarët e KFOR-it në ballafaqim me grupet kriminale të dhunshme në veri të vendit.

Ajo Osmani theksoi se ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale të mbështetura nga Serbia, që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët, është i domosdoshëm si garanci për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla të dhunshme.

Ndër të tjera, Osmani vlerësoi lartë bashkëpunimin me Gjermaninë.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova