OBSH: Rreth 500 punonjës janë vrarë nga sulmet izraelite

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Palestinë në bilancin e fundit të publikua bën me dije se nga 7 tetori, janë regjistruar 171 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në territorin e pushtuar palestinez.

Sipas të dhënave, 493 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve në objektet shëndetësore, duke përfshirë 16 punonjës shëndetësorë në detyrë. Lufta mes Hamasit dhe Izraelit vazhdon prej 19 ditësh.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës është ende e planifikuar, megjithëse aksioni i paralajmëruar ende po shtyhet.

Kategoritë
BotaLajme