Nuk arritën të bëhen kryetarë komunash, 11 kandidatë garojnë në listën e AAK-së për deputetë

Tashmë të gjitha partitë kanë publikuar listën prej 110 deputetëve që do të garojnë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare që mbahen më 28 dhjetor.

Kosova vuajti për gati një vit për një Qeveri, pasi zgjedhjet e rregullta të mbajtura më 9 shkurt 2025, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje – nuk ia doli të formonte qeverinë, madje as opozita nuk ishte e disponimit që të krijonte në anën tjetër një marrëveshje mes tyre.

Kështu, mbi dhjetë muaj, Kosova ka mbetur peng e mosmarrëveshjeve mes partive politike, duke humbur shumë grande ndërkombëtare dhe marrëveshje tjera të mëdha, raporton Telegrafi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi