Një ndër zyrtarët kryesor të NATO-s ka paralajmëruar se civilët në Perëndim duhet të përgatiten për luftë të gjithanshme me Rusinë.
Admirali holandez, Rob Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, tha se gjersa tashmë forcat e armatosura po përgatiten për shpërthimin e një lufte, qytetarët duhet të jenë gjithashtu gati për një konflikt që do të kërkonte një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre.
Duhet të kuptojmë se nuk është e qartë se jemi në paqe. Dhe kjo është arsyeja pse ne [forcat e NATO-s] po përgatitemi për një konflikt me Rusinë. Por, diskutimi është shumë më i gjerë. Është gjithashtu baza industriale dhe gjithashtu njerëzit që duhet të kuptojnë se ata luajnë një rol”, pohoi ai.
Admirali tha se Suedia kishte bërë gjënë e duhur duke i bërë thirrje popullit që të përgatitet për luftë, raporton skynews.
“Aty fillon. Kuptimi se jo çdo gjë është e planifikuar dhe jo gjithçka do të jetë e keqe në 20 vitet e ardhshme”, shtoi Bauer.