Të dielën në mbrëmje, një xhami në Lendplatz në Graz u vu në shënjestër të vandalëve. Persona të panjohur kanë vendosur një kokë derri të prerë para hyrjes, tha policia.
Të dielën rreth orës 21:40 policia ka marrë njoftim nga një fqinj se hyrja e xhamisë në rrugën Josefigasse është dëmtuar. Me të mbërritur në vendngjarje patrulla ka gjetur një kokë derri të prerë.
Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Luftën kundër Terrorizmit ka nisur hetimet.
Umit Vural, kryetar i Bashkësisë Islame Austriake (IGGO), tha se ata janë duke ndjekur nga afër sulmin në xhami dhe janë në kontakt me autoritetet lokale.
“Për fat të keq, xhamitë tona kanë qenë shënjestër e sulmeve për disa vite në Graz. Kjo është një çështje që duhet marrë shumë seriozisht. Ne e dënojmë këtë sulm të urryer,” tha Vural.
Një incident i tillë ka ndodhur tashmë në Graz disa vite më parë. Natën e 6 majit 2016, një burrë i cili u arrestua menjëherë pas kësaj vendosi gjysmat e kokës së një derri në pjesën e jashtme të xhamisë dhe derdhi gjakun e derrit. Burri dhe dy ndihmës u dënuan në vitin 2020.

