Një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në Prizren.
Rastin për Reporteri.net. e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Fëmija dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e tymit.
Bytyqi bëri të ditur se tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po trajtohen në Emergjencë.
“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e tymit.
Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.
Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore”, tha Bytyqi. /Reporteri.net/











