



Teksa fliste për fuqinë e medias dhe dezinformimit, Netanyahu përshkroi hapur metodën e “manipulimit të realitetit”. Duke shpjeguar se si mund të shkatërrohet qëllimisht imazhi i një personi, ai tha: “Mund t’ju paraqes si një përbindësh dhe nëse e përsëris këtë mjaftueshëm shpesh, mjaft njerëz do ta besojnë.”
Këto deklarata u komentuan si një përmbledhje e strategjisë së përdorur për paraqitjen ndryshe të ngjarjeve në territoret e pushtuara palestineze, justifikimin e vdekjeve të civilëve dhe etiketimin e zërave kritikë si “mbështetës të terrorizmit”.
Sipas kritikëve, administrata izraelite ka përdorur vazhdimisht mediat tradicionale dhe rrjetet sociale për të ndikuar në perceptimin publik dhe për të deformuar realitetin, ndërsa deklaratat e Netanyahu-t u panë si konfirmim i drejtpërdrejtë i kësaj metode.