Kosova dhe Bashkimi Evropian të premten e kanë nënshkruar marrëveshjen financiare për programin vjetor IPA 2022. Ky nënshkrim u bë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, raporton Ekonomia Online.
Pas nënshkrimit, që të dytë mbajtën fjalime, ku Bislimi ka thënë se Kosova do të përfitojë fonde prej 62 milionë eurove.
Bislimi tha se nga kjo marrëveshje do të zbatohen në përkrahje për profesione të lira në Kosovë, përkrahje për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, menaxhim i mbeturinave, ujërat e zeza zhvillimi socio ekonomik dhe përkrahje për kthimin e komuniteteve.
“Brenda një periudhe të shkurtër kjo është marrëveshja e tretë më radhë që po e nënshkruajmë në kuadër të programeve IPA 3. Kanë kaluar vetëm gjashtë muaj nga shtatori i vitit të kaluar ku ka hyrë në fuqi marrëveshja kornizë për IPA 3 që i mundëson krijimin e kornizës së përgjithshme ligjore për zbatimin e fondeve IPA 3 në Kosovë dhe ne tashmë kemi arritur marrëveshjen financiare për tri vitet e para. Me nënshkrimin e marrëveshjes IPA 2022, Kosova po përfiton 62 milionë euro me të cilat do të zbatohen një sërë projektesh. Sikurse përkrahja për profesionet e lira në Kosovë, përkrahja për mjedisin dhe energjinë e gjelbërta, efiçienca e energjisë etj”, ka thënë ai.
Projektet do të bashkëfinancohen me 4.6 milionë euro nga Buxheti i Kosovës. Kjo marrëveshje mundëson 91.3 milionë euro në përgjithësi. Ai tha se tani presin qe marrëveshja të procedohet sa më shpejt dhe të hyjë në fuqi.
E shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se BE është ofruesi më i madh i asistencës asociale që synon zhvillimin ekonomik dhe të Gjelbër në Kosovës. Edhe ambasadori i BE pret që kjo marrëveshje të ratifikohet sa me shpejt të Kuvend.














