Të festosh këtë ditë në qytetin e bukur të Prizrenit si një ndër vendet më paqësore në rajon me shumë kultura, raca e fe që bashkëjetojnë në frymën e tolerancës është një festë në vete.
Në këtë aktivitet ku na u bashkuan mbi 100 çiklsitë nga komunitetet të ndryshme që jetojnë në Prizren mori pjesë, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Zv. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani, Komandanti Gjeneral i KFOR-it Turk, Kolonel, Recai Yılmaz, Koordinatori i Përgjithshëm i Instituteve Yunus Emre në Kosovë, Ramazan Yılmaz dhe përfaqësues të shumtë nga shoqëria civile.
Ndryshe, Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim është një ditë ndërkombëtare që shënohet me 21 maj e adoptuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në kuadër të UNESCO-s për promovimin e diversitetit kulturor. Dita e Diversitetit është një mundësi për të ndihmuar komunitetet të ngrisin vlerën e diversitetit kulturor dhe promovojnë jetesën e përbashkët në harmoni.
“Pro Bike Prizreni” falënderon Institutin Yunus Emre për mbështetjen e treguar ne realizimin e këtij projekti, Ujin TIA, Bashkimi Trade Sh.P.K, Biciklist Agoni dhe Servis Sebaydin&Salaydin.
Një falënderim të veçantë edhe për Shoqatat Kulturore dhe Artistike të qytetit; Sh.K.A “Agimi”, “Doğru Yol”, “Durmish Aslano” dhe Sharski Behar, valltarët e të cilëve na zbukuruan aktivitetin, thotë në fund organizatori, Berk Kyçyku.










