Në Prokurorinë Speciale arrin ekspertiza shtesë për Astrit Deharin

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka njoftuar të enjten se ka arritur ekspertiza shtesë në Prokuroririnë Speciale të Kosovës në lidhje me vrasjen e Astrit Deharit.

Këtë njoftim Gashi e ka bërë përmes llogarisë së tij në Facebook, ku ka shkruar se ende nuk e dinë se çka shkruan në atë ekspertizë për të cilën thotë se kanë pritur që nga tetori i vitit 2020.

or, ka thënë se janë të sigurtë që ekspertiza shtesë do të konfirmojë atë të shtatorit të vitit 2019.

“Për ta vërtetuar atë që të gjithë e dinin që Astrit Dehari është vrarë me 05.11.2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren u deshën 1978 dite 65 muaj dhe; 5 vite e 4 muaj që Aleksander Lumezi apo Blerim Isufaj të nxjerrin aktvendim për zhvillim të hetimeve për vrasjen e aktivistit të LEVIZJES VETEVENDOSJE Astrit Dehari i cili u vra për arsye politike dhe që të fillohet me arrestimin e vrasësve, shtytësve në vrasje, dhe atyre që e fshehën vrasjen deri ne ditën e sotme”, ka shkruar Gashi.Më 5 nëntor të vitit 2016, brenda qelisë së tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishte gjetur i vdekur Astrit Dehari, i cili po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhëse në Kuvendin e Kosovës

Kategoritë
LajmeVendi