Në mungesë të stafit pajisjet nuk po mund të përdoren në shëndetësi

Si pasojë e mungesës së stafit shëndetësor disa pajisje mjekësore të reja nuk kanë hyrë ende në shërbim për pacientë në disa komuna të Kosovës. Kështu kanë bërë me dije për Radio Kosovën zyrtarë shëndetësorë.

Po ashtu edhe në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK- janë dy salla operative të cilat nuk po funksionalizohën si pasojë e mungesës së stafit.

Pajisje të reja në spitalet e Kosovës nuk po arrijnë të funskionalizohen dhe kjo po ndodh për shkak të mungesës së stafit shëndetësor.

“Kemi mungesë të stafit të anestezionit dhe prandaj nuk po arrijmë të hapim sallën e urgjencës që kemi. Tri salla janë në funksion kurse dy prej tyre janë jashtë funksionit për shkak të mungesës së stafit të anestezionit dhe stafit tjetër mbështetës që janë infermierët, teknikët dhe pjesa tjetër logjistike”, tha ai.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Aurorë Osmani, e pranon që kanë mungesë të stafit por thotë që shumë shpejt do të bëjnë zgjidhje.

Po ashtu për arsye të mungesës së stafit shëndetësor edhe në Komunën e Gjakovës në Spitalin “Isa Grezda” ka pajisje mjekësore të cilat janë jashtë funksionit. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i këtij spitali, Besart Gashi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi