Ardhja e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, në SHBA solli jo vetëm takimin me Donald Trumpin, por edhe një sërë aktivitetesh, ku më i rëndësishmi ishte Forumi i Investimeve SHBA–Arabi Saudite.
Drejtori ekzekutiv i Teslës Elon Musk dhe drejtori ekzekutiv i Nvidias Jensen Huang do të marrin pjesë të mërkurën në një diskutim mbi përparimin në inteligjencën artificiale dhe teknologji në kuadër të forumit të investimeve që po mbahet në Washington.
Sipas dokumentit zyrtar:
“Ky diskutim do të eksplorojë forcat e reja që po formësojnë valën e ardhshme të përparimit teknologjik, duke theksuar arkitekturën, modelet dhe investimet që po ndërtojnë një të ardhme më inteligjente dhe të ndërlidhur.”
Miliarderët në darkën e Trumpit
Një natë më parë, miliarderë dhe investitorë morën pjesë në darkën e organizuar nga Donald Trump.
Në foton e përbashkët u panë së bashku Elon Musk, Greg Brockman (shefi i OpenAI), David Sacks dhe drejtori i Nvidias Jensen Huang.
Ajo që tërhoqi vëmendjen e shumëkujt ishte pikërisht atletet që Musk kishte veshur, të cilat dallonin dukshëm nga këpucët formale të pjesëmarrësve të tjerë — një zgjedhje e pazakontë për një event kaq ceremonial.
Kush pritet të marrë pjesë në forum?
Në eventin e investimeve më 19 nëntor, që mbahet në Qendrën e Arteve Skenike John F. Kennedy, priten të jenë të pranishëm drejtues të lartë nga kompani si:
-
Blackstone Group
-
Boeing
-
IBM
-
Google (Alphabet)
-
Salesforce
-
Supermicro
-
Lockheed Martin
-
Saudia Group
-
Andreessen Horowitz
-
Halliburton
-
State Street
-
Parsons Corp.
Forumi do të përfshijë panele mbi inteligjencën artificiale, energjinë, teknologjinë, aviacionin, shëndetësinë dhe financat.













