Forcat izraelite vranë gjashtë palestinezë, duke përfshirë një të mitur, në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha Ministria e Shëndetësisë palestineze.
Pesë persona u vranë në qytetin e Jeninit dhe një në Yatma, një fshat afër Nablusit.
Gjashtë persona të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në Jenin, njoftoi Ministria.
Zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite tha se po verifikonte këto raporte.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raportoi se forcat izraelite hynë në Jenin “nga disa drejtime, qëlluan me plumba dhe rrethuan spitalet dhe selinë e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe”.

