Ndalohen katër persona për kërkim lëmoshe

Policia në Prizren ka ndaluar katër persona, tre prej tyre shtetas të Shqipërisë dhe një i Kosovës, kjo në kuadër të një aksioni të planifikuar për të ndaluar lëmoshëkërkuesit në qytet.

“Personat janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore. Në mungesë të dokumentacionit përkatës, të gjithë janë deportuar në Republikën e Shqipërisë. Ndërsa kosovares i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 eurove.”

Detaje për të ndaluarit:

-M A. ,f/r/sh, e cila është hasur duke kërkuar lëmoshë së bashku me dy fëmijët e saj në mënyrë të bezdisshme në qendrën tregtare “Galeria” në Prizren.

-A.D. f/r/sh, e cila është hasur duke kërkuar lëmoshë me tre fëmijët e saj në mënyrë të bezdisshme në qendrën tregtare “ETC” në Prizren.

-M.G. f/r/sh, e cila është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshme në qendrën tregtare “ABI Plus” në Prizren.

-K.Z., e lindur më 1965, f/r/k, e cila është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshme në qendrën tregtare “ETC” në Prizren.

Kategoritë
LajmeVendi