Mungesa e varrezave për muslimanët në Japoni shkakton shqetësim

Tokyo, Japan - 28 April, 2019: Yanaka Cemetery, view on some graves from black marble and wooden pools with japanese writing. Green bushes around.

Në Japoni, mungesa e varrezave për komunitetin musliman po krijon shqetësim. Rreth 99% e varrezave përdoren nga besimtarët budistë dhe shintoistë, gjë që ka bërë që muslimanët të kërkojnë hapjen e një varreze të re. Çështja ka arritur deri në Parlamentin Japonez, ku disa figura politike shprehën qëndrime kontraverse.

Mizuho Umemura, një anëtare e parlamentit që u shpreh kundër kërkesës, deklaroi: “Duhet të veprojmë duke marrë shembull nga ajo që ndodh në Perëndim.” Ajo shtoi: “Në këtë vend ku kemi filozofinë ‘Në Romë, vepro si romakët’, muslimanët ose do të digjin trupat e të vdekurve, ose do të udhëtojnë në vendet e tyre për t’u varrosur.”

Ndërkohë, ndërsa popullsia myslimane në Japoni po rritet shpejt, shtatë varrezat që janë të dedikuara për ta në gjithë vendin po përballen me probleme kapaciteti.

Kategoritë
BotaLajme