



Në fotografi, ajo shihet duke tërhequr sytë, ndërsa në përshkrim, në gjuhën finlandeze, shkruhet “kiinalaisenkaa syömäs”, që përafërsisht mund të përkthehet si “duke ngrënë me një kinez”.
Shumë persona e interpretuan këtë si tallje ndaj aziatikëve. Ajo deklaroi se kishte tërhequr sytë për shkak se kishte një dhimbje të fortë koke.
Sarah Dzafce, për shkak të kësaj fotografie, u gjend në qendër të një skandali (Foto: Instagram).
Nga organizata e zgjedhjes së Miss Finlandës u njoftua se ata nuk pranojnë racizmin apo diskriminimin në asnjë formë. Ata gjithashtu kërkuan ndjesë për këtë “incident” dhe shtuan se do t’ia heqin titullin.
Si pasojë e këtij vendimi, Tara Lehtonen, e cila në shtator ishte renditur e dyta, do të jetë Miss Finlanda e re. Ndërkohë, Sarah Dzafce organizoi një konferencë për media, ku, ndër të tjera, kërkoi falje.
“Jam shumë e penduar për të gjithë ata që i kam fyer dhe lënduar me veprimet e mia në rrjetet sociale”, deklaroi ajo.
