Në Izrael po ndodh një tërmet politik: disa bashkëpunëtorë ultra-djathtistë të kryeministrit, Benjamin Netanyahu kritikuan hapur pranimin e planit amerikan për Gazën, duke e cilësuar si dështim diplomatik që do të ketë pasoja negative.
Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, tha se festimet për planin janë “thjesht absurde”, ndërsa paralajmëroi se fëmijët izraelitë mund të detyrohen përsëri të luftojnë në Gaza.
Plani amerikan prej 20 pikash, që Netanyahu e miratoi, parashikon ndërprerje të menjëhershme të luftës, lirimin e të gjitha pengjeve izraelite brenda 72 orëve dhe tërheqje graduale e trupave izraelite nga Gaza, por duke ruajtur një “zonë sigurie” brenda territorit të Gazit.
Ai parasheh gjithashtu formimin e një policie lokale palestineze dhe praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë që të rregullojnë çarmatimin e Hamasit, raporton jp.
Megjithatë, drejtues ultranacionalistë po kundërshtojnë dhe refuzojnë pjesë të rëndësishme të planit: pjesëmarrjen e palestinezëve nga Bregu Perëndimor në administrimin e Gazës dhe pranimin e rolit të Autoritetit Palestinez si palë që duhet të marrë pjesë. Janë shfaqur kërcënime se në rast se plani zbatohet, mund të rrëzojnë qeverinë Netanyahu dhe të shkaktohen zgjedhje të parakohshme.
Nga ana tjetër, opozita izraelite mbështet planin dhe thotë se ai mund të jetë baza për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe për të vendosur fundin e luftës.