Ministri ekstremist, Ben-Gvir ngriti flamurin izraelit në oborrin e Haram al-Sharif dhe thirri slogane provokuese duke pretenduar se Al-Aksa u përket atyre
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir bastisi xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe ngriti flamurin izraelit, transmeton Anadolu.
Izraelitët, të cilët kanë uzurpuar tokat palestineze, bastisën xhaminë Al-Aksa me pretekstin e “Ditës së Jerusalemit”. Izraelitët që hynë në oborrin e Al-Aksasë u angazhuan në vallëzime dhe veprime provokuese si dhe kryen rituale fetare.
Në mesin e atyre që bastisën Al-Aksanë ndodhej edhe ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Ben-Gvir.
Ministri ekstremist, Ben-Gvir ngriti flamurin izraelit në oborrin e Haram al-Sharif dhe thirri slogane provokuese duke pretenduar se Al-Aksa u përket atyre.
Një deklaratë nga Administrata Islamike e Vakëfit në Kuds vuri në dukje se 620 izraelitë, të cilët kanë uzurpuar tokat palestineze, bastisën Al-Aksën në mëngjes nën mbrojtjen e policisë izraelite.
Sipas dëshmitarëve okularë, policia izraelite i pengoi burrat muslimanë nën moshën 60-vjeç dhe gratë nën moshën 50-vjeç të hynin në xhaminë Al-Aksa për të falur namazin.









