Përleshjet sporadike kanë vazhduar për disa orë në këtë rrugë ujore strategjike
Përleshje sporadike janë raportuar në Ngushticën e Hormuzit mes forcave të armatosura iraniane dhe anijeve amerikane, transmeton Anadolu.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se përleshjet sporadike kanë vazhduar për disa orë në këtë rrugë ujore strategjike.
Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se forcat e saj kanë çaktivizuar dy anije të tjera që dyshohet se kanë shkelur bllokadën në Gjirin e Omanit.
Zhvillimet ndodhën në një moment të tensioneve në rritje në dhe rreth Ngushticës së Hormuzit, pas shkëmbimeve gjatë natës që përfshinë forcat iraniane dhe amerikane.









