Gjatë ditës së sotme është raportuar për rrëshqitje të madhe të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, situatë kjo e cila ka penguar qarkullimin e lirë të veturave.
Si shkak i kësaj ishte bllokuar tërësisht shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i rrugës, përcjell lajmi.net.
Kjo ka bërë që të krijohen kolona të veturave, pasi që edhe shiriti i majtë ishte përgjysmë i bllokuar.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në një pjesë të autostradës Suharekë-Prizren km-27, ka rrëshqitur dheu. Shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i lëvizjes është bllokuar tërësisht, ndërsa edhe shiriti i majtë është i bllokuar përgjysmë nga dheu, por qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me shpejtësi të ngadaltë.
Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes duke i vendosur shenjat përkatëse.”, është shprehur Krasniqi./Lajmi.net/




















