Mbretëresha e Holandës i bashkohet rezervës ushtarake, pas trajnimit do të marrë gradën nënkolonele

Mbretëresha e Holandës, Máxima, iu bashkua forcave rezervë të ushtrisë holandeze për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Në një kohë kur disa shtete evropiane po shqyrtojnë forcimin e mbrojtjes dhe rikthimin ose përshtatjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, familja mbretërore njoftoi se mbretëresha synon të kontribuojë në sigurinë kombëtare.

Pas përfundimit të trajnimit në Ushtrinë Mbretërore Tokësore të Holandës, Mbretëresha Máxima pritet të gradohet me gradën nënkolonele. Ajo po ndjek trajnimin në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Breda, ku programi përfshin edhe trajnim për përdorimin e armëve të zjarrit.

Fotografitë e publikuara e tregojnë mbretëreshën duke marrë pjesë në aktivitetet stërvitore.

Ndërkohë, qeveria e re e koalicionit në Holandë ka paralajmëruar masa për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, duke përfshirë edhe rikthimin e një pyetësori të detyrueshëm për shërbimin ushtarak për të rinjtë.

Kategoritë
BotaLajme