Sot, në Gjimnazin “Gjon Buzuku”, u inauguruan pajisjet e reja shkollore të siguruara falë mbështetjes së KFOR-it Turk. Shkolla është pajisur me 210 karrige për nxënës, 102 banka-tavolina, si dhe 6 tavolina dhe 6 karrige për mësimdhënës.
Ky investim ka për qëllim krijimin e kushteve më moderne dhe më motivuese për nxënësit dhe stafin arsimor, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor.
Kjo iniciativë nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it Turk për mbështetjen e arsimit dhe avancimin e infrastrukturës shkollore në Kosovë.












