Masa të rrepta sigurie gjatë shkëmbimit të të burgosurve në burgun ushtarak “Ofer” në Ramallah

Masa të rrepta sigurie gjatë shkëmbimit të të burgosurve në burgun ushtarak “Ofer” në Ramallah

Procesi i lirimit të pengjeve izraelite filloi sot

Masat e rrepta të sigurisë u shtuan rreth burgut ushtarak “Ofer”, në perëndim të Ramallah, përpara lirimit të pritur të të burgosurve palestinezë sipas marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve, raporton Anadolu.

Zyra e medias për të burgosurit palestinezë publikoi sot listat e të burgosurve palestinezë që do të lirohen sipas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Zyra publikoi emrat e 1.718 të burgosurve palestinezë dhe 250 të burgosurve që vuajnë dënim me burgim të përjetshëm dhe që do të lirohen në këmbim të pengjeve izraelite.

Sipas Kryqit të Kuq, procesi i lirimit të pengjeve izraelite filloi sot.

Kategoritë
BotaLajme