Lobisti Republikan turpshëm justifikoi vrasjen e vajzave iraniane: “Po të kishin mbetur gjallë, do të mbanin burka”

Lobisti republikan dhe presidenti i Unionit të Konservatorëve Amerikanë, Matt Schlapp, gjatë një paraqitjeje në emisionin e gazetarit Piers Morgan shprehu një qëndrim skandaloz lidhur me vrasjen e vajzave iraniane, të cilat u vranë pas bombardimit të shkollës së tyre.

Morgan në emisionin e tij, përveç Schlapp-it, kishte të ftuar edhe komentatorin politik Cenk Uygur, gazetarin dhe shkrimtarin Peter Beinart, si dhe aktivistin konservator Josh Hammer.

Tema ishte lufta që Izraeli dhe SHBA-ja kanë nisur kundër Iranit, ndërsa të ftuarit dhe moderatori diskutuan konkretisht për vrasjen e vajzave iraniane në sulmin ndaj një shkolle për vajza në qytetin Minab.

Komentatorët konservatorë, përkatësisht Schlapp dhe Hammer, pretenduan se Irani e kishte bombarduar këtë shkollë, ndërsa Beinart tha se kjo në fakt nuk është e rëndësishme.

“Në fund, nuk ka rëndësi kush e ka lëshuar raketën, sepse kjo nuk do të kishte ndodhur po të mos kishin nisur Izraeli dhe SHBA-ja një sulm të hapur ndaj një shteti që nuk paraqet kërcënim serioz për ta”, tha Beinart.

Në përgjigje të kësaj, Schlapp në mënyrë të turpshme u përpoq të justifikonte vrasjen e këtyre vajzave.

“Sikur të kishin mbetur gjallë, do të duhej të mbanin burka. Është një shoqëri barbare”, tha Schlapp, para se të ndërpritej nga Morgan.

Në sulmin ndaj shkollës në Minab u vranë 165 vajza dhe anëtarë të stafit të shkollës. Mediumi Middle East Eye raportoi se ndaj kësaj shkolle u lëshuan dy raketa në një sulm të ashtuquajtur “double tap” (goditje e dyfishtë).

Nga ana tjetër, Izraeli dhe disa zyrtarë e komentatorë në SHBA e kanë fajësuar Iranin për këtë sulm.

Kategoritë
BotaLajme