Lideri i Hamasit njoftoi: Ky është një sulm heroik, ne synojmë të mbrojmë xhaminë Al-Aksa

Lideri i Hamasit njoftoi: Ky është një sulm heroik, ne synojmë të mbrojmë xhaminë Al-Aksa

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh foli për sulmin e organizatës në pjesët jugore të Izraelit dhe përshëndeti veprimet e militantëve.

Ndër të tjera, Haniyeh tha se Hamasi po bën një luftë heroike.

“Ushtria jonë po udhëheq një fushatë heroike që synon mbrojtjen e xhamisë Al-Aksa të Jeruzalemit, vendeve të shenjta dhe të burgosurve palestinezë,” tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se arsyet kryesore pse Hamasi nisi sulmin janë aktivitetet agresive që Izraeli ka zhvilluar në zonën e Xhamisë Al-Aksa gjatë ditëve të fundit.

Anëtarët e Hamasit kanë kryer sulme në territorin e Izraelit që nga mëngjesi i hershëm dhe mediat raportojnë se gjuajtja me raketa zgjati katër orë. Gjithashtu, militantë të shumtë hynë në vendbanimet izraelite në jug të vendit dhe vranë shumë civilë.

Zyrtarët izraelitë pritet të mbajnë sot një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet edhe për shpalljen e gjendjes së luftës.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova