Është mësuar se Arabia Saudite ka zgjeruar qasjen ndaj alkoolit dhe ka filluar t’u lejojë mysafirëve të huaj me leje të posaçme qëndrimi të blejnë pije alkoolike nga një dyqan i caktuar, i cili më parë ishte i rezervuar vetëm për diplomatët e huaj. Ndryshimet në Arabinë Saudite po vazhdojnë.
Nën udhëheqjen e Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, Arabia Saudite po vazhdon të transformojë strukturën e saj tradicionale me reformat e zbatuara vitet e fundit.
Mbretëria po merr vendime të rëndësishme në kuadër të qëllimit për të diversifikuar ekonominë dhe për të gjallëruar turizmin në shkallë globale.
U ZBUT NDALIMI 73-VJEÇAR I ALKOOLIT
Ngjarjet ku janë zbutur rregullat e veshjes, koncertet në vendet e shenjta, kanë treguar se administrata saudite ka filluar të anonë drejt stilit perëndimor.
Duke ndjekur një objektiv që synon të tërheqë turistë, Mbretëria muajt e kaluar mori vendimin për të zbutur ndalimin 73-vjeçar të alkoolit.
U ZBATUA NË HESHTJE
Sipas zhvillimeve të fundit, në disa dyqane private në Riad, shitja e alkoolit ka filluar në heshtje.
Sipas lajmit të Semafor, disa burime në Arabinë Saudite kanë bërë të ditur se qasja ndaj alkoolit është zgjeruar.
Është mësuar se mysafirëve të huaj me leje të posaçme qëndrimi u është lejuar të blejnë pije alkoolike nga një dyqan i posaçëm në Riad, i cili më herët ishte i ndarë vetëm për diplomatët e huaj.
MYSFIRËT E VEÇANTË PATËN QASJE NDAJ ALKOOLIT NË PAK DITË
Gjatë ditëve të fundit, personat që banojnë privatisht në Arabinë Saudite kanë blerë alkool nga pika e shitjes.
Po ashtu, është mësuar se në kuadër të kësaj pritet të hapen dyqane të reja alkooli edhe në rajone të tjera të vendit, përfshirë Xhiddën dhe Dhahranin.
U PARAQIT SI ARSYETIM “TURIZMI”
Ky hap u shënua si lëvizja e fundit e ndërmarrë nga qeveria saudite në drejtim të zyrtarizimit të shitjes dhe konsumit të alkoolit, ndërkohë që vazhdon planin për ta bërë turizmin një shtyllë themelore të diversifikimit të tij.















