Lajcak takohet me Vucicin në Beograd

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka nisur të hënën vizitën në Beograd, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic.

Të dy liderët do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Lajçak u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, pas qëndrimit dyditor javën e kaluar Prishtinë, ku bisedoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe aktorë të tjerë politikë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi