Kurti pas dështimit për qeveri: Kosova s’ka rrugë tjetër përpos zgjedhjeve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili dështoi ta formojë shumicën parlamentare të dielën, në konferencën për shtyp të së hënës kërkoi zgjedhje të reja, shkruan Gazeta Metro.

Kreu i VV-së tha se u mundua ta “shkëpusë” LDK-në prej PDK-së, por s’arriti dot, ashtu siç kishte bërë në vitin 2020 me një qeveri që zgjati 50 ditë.

Në seancën për formimin e qeverisë, përkundër diskutimeve me Fatmir Limajn, Kurti i mori jo më shumë se 56 vota, plot 5 më pak sesa duhen për zgjedhjen e qeverisë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi