Kurti: Papunësia në Kosovë ka rënë ndjeshëm, punësimi është rritur rreth 24%

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se tregu i punës në vend ka shënuar përmirësime të mëdha gjatë pesë viteve të fundit. Sipas tij, para pesë vitesh çdo i katërti qytetar në Kosovë ka qenë i papunë, ndërsa sot kjo shifër ka rënë në çdo të nëntin, shkruan Gazeta e Re

Kurti theksoi se më herët pothuajse nuk ka pasur familje pa një anëtar të papunë, ndërsa sot, siç u shpreh ai, “duhet t’i bashkosh dy familje për ta gjetur dikë pa punë”.

Ai shtoi se këto zhvillime dëshmojnë për rënie të dukshme të papunësisë dhe rritje të punësimit, i cili sipas tij është rritur përafërsisht 24%.

Deklaratat Kurti i bëri gjatë një paraqitjeje publike, duke vënë në pah ndikimin e politikave qeveritare në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale në vend./Gazetaere

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi