Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpallur datën 28 dhjetor si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Pasi shpalljes së zgjedhjeve ka ardhur reagimi i parë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kurti në reagimin e tij tha se ‘dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë dhe se ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote’.
“Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presim” shkruan Kurti












