Gjatë një tubimi në Prizren, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka komentuar kapacitetet ushtarake të Serbisë, duke theksuar se, pavarësisht numrit të madh të tankeve që posedon Beogradi, ato nuk përbëjnë më kërcënim për Kosovën.
“Unë e di që Serbia ka jo pak tanke, por veç sa shpenzon për me i mirëmbajtë ato, se me sistemet tona anti-tank, s’kanë çka i vyjnë”, deklaroi Kurti.
Ai theksoi se Kosova ka investuar fuqishëm në mbrojtje dhe armatim, duke shtuar se sot Forca e Sigurisë së Kosovës disponon sisteme moderne, të cilat e bëjnë të pavlefshëm epërsinë tradicionale të Serbisë në mjete të rënda luftarake. Sipas Kurtit, këto investime janë dëshmi e një qasjeje të re për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit./Gazeta e Re










