“Do të ketë shumë prej emrave që i kam prezantuar unë dhe Glauk Konjufca në vjeshtën e vitit të kaluar, por kabineti nuk do të jetë identik. Do të ketë edhe emra të rinj”, u shpreh Kurti.

I pyetur për postin e presidentit të shtetit, Kurti tha se prioritet mbeten fillimisht konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe miratimi i buxhetit, ndërsa më pas do të ecet edhe drejt hapit të katërt.

“Së pari duhet t’i përmbyllim këta tre hapa, e pastaj do të ecim edhe me hapin e katërt mbarë e mirë”, përfundoi Kurti. /Telegrafi/