Kryesuesi i OSBE-së Osmani kërkon deeskalim urgjent në veri dhe lirim të tre policëve kosovarë

Kryesuesi i OSBE-së Osmani kërkon deeskalim urgjent në veri dhe lirim të tre policëve kosovarë

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njoftoi se ka komunikuar me homologët e tij nga Serbia dhe Kosova

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani, ka bërë thirrje për “deeskalim urgjent” në veri të Kosovës dhe për lirimin e tre policëve kosovarë, transmeton Anadolu.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani shprehet se ka komunikuar me ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Kosovës.

“Përsërita thirrjen time për deeskalim urgjent në komunat në veri të Kosovës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia të mundësojë qasje të menjëhershme dhe t’i lirojë oficerët e ndaluar”, është shprehur Osmani.

Ai gjithashtu thotë se ka theksuar nevojën që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen udhërrëfyesit të Komunitetit Ndërkombëtar për deeskalim, duke kujtuar se KFOR-i ka për detyrë të sigurojë një mjedis të sigurt në komunat në veri.

“Është thelbësore që të gjitha palët të punojnë drejt paqes dhe unë u bëra thirrje ta bëjnë këtë! OSBE ka ofruar dhe është e gatshme të ndihmojë sipas kërkesës”, është shprehur Osmani.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova