Kryeministri suedez Ulf Kristersson bëri një gafë në një tubim në bashkinë e Goteborgut kur tha se Izraeli kishte të drejtë të kryente gjenocid.
Në një ngjarje në Goteborg të mërkurën, kryeministri suedez gaboi pasi planifikoi të thoshte se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej.
“Suedia dhe BE-ja janë të bashkuara, Izraeli ka të drejtën e gjenocidit…vetëmbrojtjes!”, tha Kristersson.
“A ka Izraeli të drejtën për gjenocid?” dhe nga publiku u dëgjuan zëra “dëgjuam”.
“Israel has the right to genoci… self-defence.”
Swedish Prime Minister Ulf Kristersson made what many social media users are calling a Freudian slip when he almost stated that Israel had the right to commit genocide during an open Q&A session in Gothenburg with Sweden’s Finance… pic.twitter.com/czcOQlttpJ
— TRT World (@trtworld) November 22, 2023
Një person nga audienca thirri kryeministrin, duke e pyetur: “A lejohen tani të kryejnë gjenocid? A e ka Izraeli këtë të drejtë?”
Lideri suedez mori një pushim pas gabimit të tij. Pas gafës, protestuesit e ndërprenë vazhdimisht dhe e dënuan politikanin, duke brohoritur “Turp për ty”, për mbështetjen e tij të vendosur për Izraelin.
Autoritetet duhej të ndërhynin dhe të dëbonin disa persona nga bashkia.

