Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave, të cilat u mbajtën më 9 nëntor, shkruan Reporteri.net.
PDK pati ankesë për Komunën e Mitrovicës së Jugut, ku tha se është cënuar rëndë integriteti zgjedhor, por megjithatë votoi pro shpalljes.
“Lidhur me cështjen e Mitrovicës, mer gjithë ato pamjet gjatë procesit të numërimit por edhe të ditës së votimit, kemi parë që fletëvotimet kanë pasur një kod tjetër nga vendvotimet….Është cënuar rëndë integriteti i procesit zgjedhor. Do të duhej të shkonte në rivotim…Ne si PDK e anëtarë të KQZ’së u bindemi të gjitha vendimeve të organeve të rendit…Kjo nuk do të thotë se ky process nuk mund të ankimohet edhe më tutje”, tha anëtari i PDK’së në KQZ, Arianit Elshani.
nëtari i VV në KQZ, Sami Kurteshi, votoi kundër rezultatit në Kllokot.
“Për Komunën e Kllokotit, rasti është eklatant i kërcënimit, shantazhit dhe detyrimit dhe i përzierjes së shtetit të Serbisë në zgjedhjet në Kosovë, duke e detyruar të tërhiqet kandidatin e dytë”, tha Kurteshi.
Kryesuesi i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi bëri me dije se rezultatet do të certifikohen javën e ardhshme.
Rezultatet përfundimtare për 18 komunat:
Gjakovë – Ardian Gjini
Gjilan – Alban Hyseniu
Dragash – Behgjet Xheladini
Kacanik – Sabedin Ibishi
Klinë Zenun Elezaj
Fushë Kosovë – Valon Prebrezaj
Mitrovicë – Faton Peci
Obiliq – Halil Thaçi
Rahovec – Smajl Latifi
Pejë – Gazmend Muhaxheri
Prishtinë – Përparim Rama
Prizren -Shaqir Totaj
Suharekë – Bali Muharremaj
Viti – Sokol Haliti
Vushtrri – Ferit Idrizi
Junik – Ruzhdi Shehu
Mamushë – Abdulhadi Krasniq
Kllokot – Bozhidar Dejanoviq.












