Komisioni Qendror Zgjedhor është duke zhvilluar mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje është diskutuar në lidhje me shpenzimet e fushatës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat u takojnë partive politike.
Gjatë kësaj mbledhje në kuadër të vendimit për shpenzimet e fushatës së zgjedhjeve, KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve.
Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euro, pra jo më pak se një (1) euro për votues të regjistruar.
Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,076,422












