Në turneun e zhvilluar në Institutin “Yunus Emre” në Prishtinë në kuadër të aktiviteteve “18 Marsi, Fitorja e Çanakkalasë” morën pjesë 36 lojtarë nga 13 qytete të ndryshme të Kosovës.
Me bashkëpunimin e Kryesisë së delegacionit turk që vepron në kuadër të Misionit të Forcave Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Institutit “Yunus Emre” në Prishtinë dhe Federatës së Shahut të Kosovës u organizua “Turneu i Shahut – 18 Marsi, Fitorja e Çanakkalasë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në turneun e zhvilluar në Institutin “Yunus Emre” në Prishtinë në kuadër të aktiviteteve “18 Marsi, Fitorja e Çanakkalasë” morën pjesë 36 lojtarë nga 13 qytete të ndryshme të Kosovës.
Oficeri i bashkëpunimit civilo-ushtarak në Kryesinë e Delegacionit të KFOR-it Turk, Serkan İrtekin në një fjalim të mbajtur foli për rëndësinë e Fitores së Çanakkalasë. “Lufta më 18 mars 1915 ka rëndësi për Turqinë ashtu sikurse lufta në vitin 1999 për Kosovën. Në këto luftëra shumë njerëz hoqën dorë nga jeta e tyre për të mbrojtur familjet dhe atdheun e tyre”, tha İrtekin.
“Për këtë arsye dua të shpreh falënderimet për kryetarin e federatës, zyrtarët e saj dhe juve për pjesëmarrjen në këtë aktivitet që kemi zhvilluar bashkërisht për të përkujtuar ata që kanë humbur jetën në këtë kuadër”, tha İrtekin.
Kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima rikujtoi se ky është bashkëpunimi i parë që zhvillojnë si federatë me Institutin “Yunus Emre”. “Besoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Falënderoj edhe kryesinë e delegacionit turk, përfaqësuesi së cilës inicioi këtë aktivitet”, tha ai.
Budima informoi se turneu do të zhvillohet në 3 etapa, ku etapa e parë eliminatore u zhvillua sot me pjesëmarrjen e 36 lojtarëve.
Sipas tij, pjesëmarrësit do të shpërblehen me një certifikatë falënderimi, kuti shahu dhe kupë. “Dy finalistet femra dhe dy meshkuj do të dërgohen në Turqi në kampin veror ose dimëror”, theksoi ai.
Budima vuri në dukje se 18 Marsi është datë e rëndësishme për popullin e Turqisë. Ai nënvizoi se edhe kryesia e delegacionit turk vepron si një urë mes turqve dhe shqiptarëve.