Kosova nën masa: Hoti rendit projektet milionëshe që thotë se u bllokuan për shkak të masave të BE’së

Kosova nën masa: Hoti rendit projektet milionëshe që thotë se u bllokuan për shkak të masave të BE’së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur Bashkimi Evropian ndaj Kosovës kap vlerën 295 milionë euro, transmeton Gazeta Metro.

Hoti ka renditur disa prej këtyre projekteve, derisa ka thënë se strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë ka rezultuar edhe me masa ndëshkuese, e “edhe formim të asociacionit”.

“295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës.  E në anën tjetër, Kurti ka pranuar ta formojë asociacionin.  Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit”, ka shkruar Hoti.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova