Kisha historike në Amsterdam u përfshi nga flakët gjatë natës së Vitit të Ri

Gjatë natës së Vitit të Ri, një zjarr përfshiu kishën historike Vondelkerk në Amsterdam, si pasojë e të cilit ajo pothuajse u dogj plotësisht.

Pamjet video të dëshmitarëve okularë tregojnë kishën të mbuluar nga flakët dhe tymi.

Bëhet fjalë për kishën Vondelkerk, pjesë e trashëgimisë së vjetër kulturore pranë Vondelparkut në Amsterdam, e cila është 154 vjet e vjetër. Që nga viti 1977, ajo është përdorur për ngjarje të ndryshme, ndërsa më parë ka shërbyer si kishë romano-katolike.

Autoritetet evakuuan dhjetëra shtëpi përreth, ndërsa zjarrfikësit deklaruan se nuk janë të sigurt nëse do të mund ta shpëtojnë kishën, duke pasur parasysh përmasat e zjarrit. Disa pjesë të kullës dhe të çatisë u shembën, duke lënë rreth 90 shtëpi aty pranë pa energji elektrike.

Mediat lokale raportojnë se zjarri e ka përpirë plotësisht kishën.

Aktualisht nuk ka raportime për viktima të mundshme, ndërsa shkaku i zjarrit po hetohet.

Kategoritë
BotaLajme