Këta janë kryesuesit e komisioneve për të cilët u kërkua paraburgimi për manipulim me vota në Prizren

Pesë kryesues të komisioneve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren: Ardijan Lipoveci, Qëndrim Krasniqi, Bekim Basha, Admir Krasniqi dhe Bekim Berisha; pesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës: Alketë Vorfi, Lot Kyçyku, Vehbi Berisha, Olta Sheh dhe Agon Daka; tetë të Partisë Demokratike të Kosovës: Granit Paçarizi, Durim Shala, Fatih Llallo, Sabrije Bytyçi, Art Hasani, Aulon Krasniqi, Xhevdet Shemsedini dhe Ideal Paçarizi; katër të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Muhamet Jakupi, Jetmir Hajdari, Bashkim Xhabali dhe Ensar Gështenja; si dhe një i KDTP-së, Ilknur Haci, janë personat për të cilët Prokuroria në Prizren ka kërkuar masën e paraburgimit në lidhje me manipulimin e votave në Prizren.

Ndaj 23 kryesuesve të numërimit nga gjashtë parti politike është kërkuar masa e paraburgimit nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Sipas informatave të KALLXO.com, Prokuroria ka punuar gjatë natës në rast dhe ka bërë edhe vlerësimin e rolit të kryesuesve në procesin e numërimit të votave, i cili dyshohet se është manipuluar.

Kryesuesit e komisioneve janë personat që kanë bërë edhe futjen e të dhënave në sistem, ndërsa komisionerët, një pjesë e madhe e tyre, dyshohet se kanë bashkëpunuar.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi