Këshilltari i Kurtit: Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës

Këshilltari për Çështje Evropiane dhe Rajonale në Zyrën e Kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar për ndalimin e qytetarëve kosovarë në kufirin Serbi-Kroaci.

Ai e qujati Vuçiqin “Putini i vogël”, pasi që Kosova mori votat në Strasburg për anëtarësim në KiE.

Zulfaj më tej, reagoi se qytetarët e Kosovës po malltretohen dhe arrestohen në pikën kufitare.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”, ka shkruar Zulfaj në rrjetin social “X”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi