Kërkohet paraburgim për 23 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren

Gjykata ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona, lidhur me dyshimet për manipulim me vota të kandidatëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Për 21 prej tyre, komisionerë, kërkohet paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit.

Gjithashtu për një të dyshuar tjetër, komisionere, ngarkohen dy vepra penale, falsifikim i rezultatit të votimit dhe marrje e ryshfetit.

Derisa për një të pandehur tjetër, në cilësinë e vëzhguesit ngarkohen dy vepra penale, kanosje dhe dhënia e ryshfetit.

“Pra janë këta 23 persona të ndarë në 23 kërkesa. Dy seanca janë mbajtur dhe dy të tjera pritet të mbahen në vazhdim”, ka thënë Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj para mediave.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi