”Keq shumë keq, asnjë projekt serioz, asnjë përmirësim”, gjeodeti dhe profesori universitar me kritika ndaj Agjencisë Kadastrale dhe Qeverisë

”Keq shumë keq, asnjë projekt serioz, asnjë përmirësim”, gjeodeti dhe profesori universitar me kritika ndaj Agjencisë Kadastrale dhe Qeverisë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor para disa dite ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 145-të ka miratuar Projektligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme.

Për këtë ka reaguar gjeodeti dhe profesori universitar Edon Maliqi, i cili ka kritikuar mos përfshirjen e komunitetit akademik dhe shkencor në grupet punuese gjatë hartimit të këtij projektligji

”Është miratuar “Projektligji për Kadastër të Pronës të Paluajtshme”. Shumë mirë. Ndërsa, një draft që e pata lexuar kohë më parë, ky projektligj ishte me kualitet as mesatar. Por, kur e sheh listën e personave (me ndonjë përjashtim të vogël) që e kanë hartuar, është maksimumi i asaj që ata mund të japin. Ato janë limitet e tyre. Çuditërisht, nuk janë përfshirë në hartimin e këtij projektligji komuniteti akademik e shkencor përkatës: Prof. Dr., Dr. sc., Dr. cand., Ass. MSc.”

Sipas tij vazhdon avazi i vjetër i qeverive të kaluar pasi që Agjencia Kadastrale e Kosovës nuk ka drejtor prej 2 vitesh dhe nuk ka asnjë projekt serioz dhe asnjë përmisim në procedurat tendëruese

” Institucioni më i lartë në vend për Gjeodezi, Kadastër e Hartografi (Agjencia Kadastrale e Kosovës), prej 2 vitesh nuk ka Drejtor të Përgjithshëm. Për më keq, vazhdon e vjetra, që e ndëshkuam në zgjedhje. Saktësisht, prej 2 vitesh në AKK nuk ka asnjë projekt serioz, asnjë përmirësim në kualitetin e të dhënave kadastrale e gjeodezike, asnjë përmirësim në procedurat tendëruese, asnjë përmirësim në aspekt të ligjshmërisë e transparencës… E vjetra nuk bëhet e re! ”, shtoi ai./Gazetaere

Postimi i plotë 

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova