Qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimit për të katërtën herë brenda 2025-tës, kur vendi t’i mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor. Tri palë zgjedhjet e mëhershme, parlamentaret e shkurtit dhe dy rundet e zgjedhjeve lokale në tetor e nëntor, i kushtuan buxhetit të shtetit dhe partive politike rreth 23 milionë euro
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpenzuar rreth 19 milionë euro, afër 8 milionë për votimet e fillim vitit. dhe 10.5 milionë për dy raundet e zgjedhjeve të vjeshtës, ndërsa sa do të harxhohen për zgjedhjet e jashtëzakonshme të dimrit, nuk ka mjete të planifikuara dhe shuma e saktë, ende nuk dihet.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë me kohë kërkesën buxhetore, të cilën do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës. KQZ ka vepruar kështu edhe në raste tjera, pra kur kemi pasur zgjedhje të parakohshme apo që ka ndodhur në një vit jo zgjedhor”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së për Radio Evropën e Lirë.
Ndërkaq, shpenzimet nuk përfundojnë këtu dhe partitë politike paguajnë për reklama e për tubime publike
Ato kanë të drejtë të shpenzojnë mbi 2 milionë euro në fushatë zgjedhore ose jo më pak se një euro për një votues të regjistruar.

Vetëm 5 subjektet më të mëdha, VV, PDK, LDK AAK me Nismën Social Demokrate dhe Lista serbe për fushatë, në zgjedhjet e 9 shkurtit kanë shpenzuar rreth 3.6 milionë euro./evropaelire.org