Katër anije të Flotiljes së Lirisë vazhdojnë misionin drejt Gazës përmes ujërave greke

Në një deklaratë, zyrtarët e Flotiljes Globale “Sumud” thanë se katër anijet po vazhdojnë kursin e tyre nëpër ujërat territoriale greke midis Gadishullit të Peloponezit dhe ishullit të Kretës.

Zyrtarët e Flotiljes Globale “Sumud” thanë se katër anije që i përkasin Koalicionit të Flotiljes së Lirisë po lundrojnë aktualisht nëpër ujërat territoriale greke, pasi u nisën nga porti italian i Sirakuzës të shtunën e kaluar për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, zyrtarët e Flotiljes Globale “Sumud” thanë se katër anijet po vazhdojnë kursin e tyre nëpër ujërat territoriale greke midis Gadishullit të Peloponezit dhe ishullit të Kretës. Deklarata shtoi se 32 anije që i përkisnin Flotiljes Globale “Sumud” po presin në një mënyrë të koordinuar pranë brigjeve jugore të Kretës ndërsa plani i lëvizjes së ardhshme të flotës do të bëhet i qartë në orët në vijim.

Ndërkohë, përgatitjet për anijet në Marmaris një qytet turistik mesdhetar në Turqi, që pritet të bashkohen me Flotiljen Globale “Sumud”, kanë përfunduar kryesisht ndërsa aktivitetet e trajnimit të aktivistëve po vazhdojnë, thanë zyrtarët.

Ora e nisjes nuk është caktuar ende.

Ata vunë në dukje se kushtet e motit në det dhe strategjitë e lundrimit të sigurt po vlerësohen përpara një bashkimi të planifikuar të flotiljes përpara se të lundrojë drejt Gazës.

Vendndodhjet dhe lëvizjet në kohë reale të anijeve të flotiljes mund të gjurmohen përmes platformës së monitorimit të drejtpërdrejtë të Koalicionit të Flotiljes së Lirisë.

Kategoritë
BotaLajme