Kaotike në aeroportin në Dagestan: Rrethuan avionët dhe kërkuan pasagjerë nga Tel Avivi

Izraeli i bëri thirrje Rusisë që të mbrojë të gjithë qytetarët izraelitë dhe të gjithë hebrenjtë pasi një grup njerëzish sulmuan një aeroport në Dagestan, duke kërkuar ata që vinin nga Tel Avivi.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, autenticiteti i të cilave ende nuk është konfirmuar, shihet grupi i personave të përmendur duke vrapuar nëpër aeroportin e Makhachkala duke bërtitur parulla kunder Izraelit. Disa prej tyre vrapuan në pistën e aeroportit dhe rrethuan avionët.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se Rusia duhet të veprojë me vendosmëri kundër nxitjes së dhunës kundër hebrenjve dhe izraelitëve. Mediat ruse raportuan se Agjencia Ruse e Aviacionit kishte mbyllur aeroportin dhe se forcat e sigurisë ishin në vendngjarje.

Qeveria e Dagestanit, një republikë ruse me një popullsi prej 3.1 milionë banorësh, kryesisht myslimanë, tha se kishte hapur procedura penale për nxitje të trazirave. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të tjerë që të mos pengojnë funksionimin e aeroportit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit njoftoi se ambasadori izraelit në Moskë po bashkëpunon me autoritetet ruse. Ata thanë se e konsiderojnë këtë një përpjekje për të dëmtuar qytetarët izraelitë dhe hebrenjtë. Ata presin që autoritetet ruse të mbrojnë qytetarët izraelitë dhe hebrenjtë dhe të marrin masa të forta kundër rebelëve dhe kundër, siç thanë ata, nxitjeve të pakufizuara kundër hebrenjve dhe izraelitëve, raporton BBC.

Kategoritë
BotaLajme