Kamerat e regjistruan: Kryeministri i Pakistanit e priti Putinin 40 minuta, ndërsa ai po fliste me Erdoganin, më pas “hyri” në takim

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, priti plot 40 minuta për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, por në fund vendosi t’i japë fund pritjes dhe u drejtua drejt zyrës.

Aktualisht në Turkmenistan po shënohet 30-vjetori i neutralitetit të përhershëm të këtij vendi në kuadër të një forumi ndërkombëtar, ku marrin pjesë shumë përfaqësues politikë.

Në këtë kuadër, Sharif kishte planifikuar një takim me liderin rus, ndërsa pritja e tij e gjatë, së bashku me ministrin e Jashtëm Ishaq Dar, u regjistrua edhe nga kamerat.

Në të njëjtën kohë, presidenti rus po zhvillonte bisedime me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Pritja e gjatë, siç duket, e mërziti kryeministrin pakistanez, i cili vendosi të “hyjë” në takim.

Sipas raportimeve, ai u largua rreth 10 minuta më vonë.

Edhe pse ende nuk ka informacione zyrtare për atë që ndodhi, mediat shkruajnë se është e mundur të bëhet fjalë për një gabim diplomatik.

Ky nuk është rasti i vetëm kur liderë botërorë janë detyruar ta presin Putinin për takime më gjatë sesa është zakon në diplomacinë ndërkombëtare, gjë që shpesh interpretohet si një taktikë diplomatike ose si mënyra e tij e zhvillimit të këtyre bisedimeve.

Kategoritë
BotaLajme