Kadyrov për vdekjen e Prigozhin: Unë iu luta që të linte pas ambiciet e tij personale

Kadyrov për vdekjen e Prigozhin: Unë iu luta që të linte pas ambiciet e tij personale

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka folur për vdekjen e kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili humbi jetën dje në një aksident ajror.

“I kërkova që të braktiste ambiciet personale për hir të çështjeve të rëndësisë më të lartë kombëtare”, tha ai.

Ai tha se vdekja e Prigogine ishte “një humbje e madhe për të gjithë vendin”.

Ai tha se Prigozhin dha një kontribut të madh në ruajtjen e rendit të ri botëror dhe shtoi se ishte mik i Prigozhinit dhe se shpeshherë zgjidhte “çështje të vështira” me të.

“Yvgeny Viktorovich ishte shumë aktiv për moshën e tij, ai ishte një figurë e rëndësishme në nivel kombëtar. Por kohët e fundit ai ose nuk e shihte ose nuk donte të shihte pamjen e plotë të asaj që po ndodh në vend. Unë i kërkova të linte personale ambiciet për hir të rëndësisë më të madhe kombëtare. Çdo gjë tjetër mund të vendoset më vonë. Por ai ishte i tillë, Prigozhin, me karakterin e tij të hekurt dhe dëshirën për të arritur qëllimin e tij këtu dhe tani”, tha Kadyrov.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova